Kasmi: Qeveria, kompensim sa për 1 vit qera banorëve që do t’u shemben shtëpitë tek Unaza e re

Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Bledi Kasmi i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e SYRI.net, ka dhënë detaje se çfarë po ndodh në Unazën e re.
Duke folur përballë gazetarit Alen Xhelili, Kasmi është shprehur se është qesharak shuma e kompensimit që qeveria u ka propozuar banorëve të Unazës së re.
Sipas Kasmit, qeveria u jep banorëve që do t’u shemben shtëpitë 500 lekë të vjetra për metër katror.
‘Banorët nuk tërhiqen nëse ata nuk kompensohen me çmimin e tregut.
A e dini se sa u ka dhënë çmimin për metër katror qeveria banorëve të zonës?
500 lekë metri katror, kur aty përballë në një pallat minimumi i çmimit të metrit katror është 600 euro.
Një familje që ka një shtëpi prej 100 metrash katrorë i bie të marrë 5 milionë lekë të vjetra. Ku mund të shkojë një familje me kaq para, ku mund të gjejë një banesë tjetër me kaq lek.
Vetëm qeraja e 1 viti është kaq’, tha Kasmi në studion e SYRI.net.

0ea9632f 0541 44df 905a 99f5253c48fc

Artikulli paraprakFyerjet raciste të Veliajt, opozita braktis Këshillin Bashkiak: Do t’i bashkohemi protestës së banorëve të Tiranës
Artikulli tjetërMediu: Ja si Rama dhe Veliaj mashtruan banorët me çertifikata legalizimi në fushatë