Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda”, mbi heqjen e sekuestros për bazën detare në qytetin bregdetar. Pasi humbi procesin në të trija Shkallët, shoqëria në fjalë iu drejtua Kushtetueses, e cila vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë. Me këtë vendim, baza detare e Sarandës do vijojë të mbetet nën sekuestro derisa SPAK të përfundojë hetimet.
Baza detare e Limionit u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i saj kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.
Kompania koncesionare e apeloi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por togat e zeza e lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Në 16 maj kompania e apeloi sërish vendimin, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por edhe kjo gjykatë ka vendosur ta lërë në sekuestro bazën detare. Ndërsa dhe gjykata më e lartë në vend, ajo Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për heqje të sekuestros së kompanisë ‘Marina Bay Saranda’.
Si lindi përplasja mes Qeverisë dhe Prokurorisë së Posaçme
Bëhet fjalë për kontratën që nëpërmjet Ministrisë së Mbrojties drejtuar asokohe nga Znj. Olta Xhaka, dy biznesmenët Artan Dulaku dhe Shefqet Kastrati morën me PPP portin ushtarak në Sarandë.
SPAK ka vendosur masë sekuestro ndaj kësaj kontrare dhe objektit fizik në terren, ndërsa jo zyrtarisht bëhet me dije se përtej masës, atje punimet kanë vijuar edhe pse ka një vendim gjykate në fuqi.
Masa e sekuestros është apeluar në të treja shkallët e gjyqsorit, por është lënë në fuqi duke miratuar vendimin e SPAK, nga GJKKO, Apeli GJKKO dhe Gjykata e Lartë. Ky hetim ndiqet nga prokuroria Monjola Kajana e cila gjatë hetimit kërkoi edhe vendosjen e masës së sekuestros.
Në kuadër të këtij proçedimi penal në SPAK më herët ka dëshmuar edhe ish Ministrja e Mbrojtues znj.Xhaçka. Qeveria Shqiptare në këtë proçes është si palë e interesuar edhe përfaqësohet nëpërmjet Avokaturës së Shtetit.