Kastriot Piroli është një nga kandiatët e PD që ka siguruar 9374 vota. Në një postim në Facebook, deputeti i Qarkut të Lezhës, Kastriot Piroli falenderon të gjithë votuesit, për mbështetjen që i dhanë.
Ai ka zhvilluar një fushatë elektorale të ndershme, dhe i bindur për fitoren e tij, duke ju referuar dhe angazhimit qytetar, në prezantimin e programit të tij gjatë mandatit katërvjeçar.
Të gjithë e njohin njeriun e mirë dhe punëtor, intelektualin me intelegjencë dhe profesionalizëm. I kanë besuar votën qytetarët e Kurbinit, duke e njohur për vullnetin e madh për ndryshimin e zonës.
Kastriot Piroli njihet si njeri fjalë pak dhe mjaft intelegjent për realizimin e objektivave, premtues për fjalën e dhënë qytetarëve kurbinas, deputeti që do investojë në të mirën e komunitetit. /Ahmet ZANI
Postimi i plotë i Kastriot Pirolit në statutin e tij Facebook
Të dashur motra dhe vëllezër, bashkëqytetarë të Kurbinit, Lezhës dhe Mirditës, sapo përfundoi procesi i numërimit të votave.
Duke ju uruar që ky status t’ju gjejë me shëndet të plotë familjarisht, dua që të falenderoj përzemërsisht të gjithë banorët e Kurbinit dhe gjithë qarkut Lezhë. Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Lezhë, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit dhe as nga dhuna e tij.
Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëshguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e KZAZ-së, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e pa zhurmë, po me shpirt e zemër!
Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të jashtëzakonshëm, të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen.
Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin!
Zoti ju bekoftë!