Kastriot Sulka tregon se do rriten pensionet për 650 mijë pensionistë me angazhimin e Bashës si kryeministër pas 25 prillit

SHPJEGIMI I PROGRAMIT PËR MIRËQENIEN SOCIALE, #SHQIPËRIAFITON NGA KASTRIOT SULKA

– Kastriot Sulka është ekspert i çeshtjeve sociale dhe ka punuar sëbashku me kryetarin e PD, Lulzim Basha dhe ekipi e tij për hartim e programit për Mirqenien Sociale, #ShqipëriaFiton. Në pak sekonda ai na tregon se si do të rriten pensionet për 650 mijë pensionistë shqiptarë me angazhimin e Bashës si kryeministër pas 25 prillit.

Përshëndetje Kastriot!

Përshëndetje Jona!

Jona: Gjyshërve të mi pensioni nuk u del as për ilaçe, çfarë keni menduar për t’ju ardhur në ndihmë?

Kastriot Sulka: Ne angazhohemi që do të risim pensionet për 650 mijë pensionist, me dyfishin e normës së inflacionit, por jo më pak se 5% ne vit. Pensionet e ulëta u mohojnë pensionistëve shqiptarë mundësinë për një jetë dinjitoze.

Jona: Si do ta realizoni këtë?

Kaastriot Sulka: Ne do të ulim kontributet e sigurimeve shoqërore nga 24.5% që janë aktualisht në 18%. Duke zvogëluar në këtë formë edhe informalitetin në Shqipëri. Kjo do të bëjë të mundur që të zhvillojë biznesin, po në të njëjtën kohë do të rritet edhe numri i kontribuuesve të sigurimeve shoqërore çka do të thotë rritje të fondit të pensioneve.

Jona: Faleminderit Kastriot!

Kastriot Sulka: Faleminderit Jona! Në 25 prill Shqipëria fiton.

Exit mobile version