Katastrofa mjedisore në Fier, PD: Mafia e inceneratorëve në bashkëpunim me Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat

Partia Demokratike reagoi sërish sot për katastrofën mjedisore në të djegies së mbeturinave vendgrumbullimin në Fier.

Deputeti i zgjedhur, Enkelejd Alibeja dhe mjeku Gazmend Koduzi në një deklaratë për mediat nga vendi ku po digejn mbeturinat deklaruan se, “mafia e inceneratorëve në bashkëpunim me Edi Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve dhe në këmbim japin vetëm këtë tym toksik”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Është dita e 5-të që asistohet në një krim mjedisor, që asistohet në konsumimin e një krimi korruptiv në fakt, që është shkaku i vërtetë i kësaj gjendje katastrofale. Mjafton ta shikoni sa e rëndë është situata, sa e rëndë është papërgjegjshmëria në fakt. Pasojat e këtij tymi janë jo vetëm juridike, politikë por edhe shëndetësore.

Ne kemi ardhur sot pikë së pari për të ndërgjegjësuar për shqetësimet e qytetarëve të Fierit të cilët janë sot totalisht në mëshirë të fatit, për të bërë, për të ndërgjegjësuar sesa të rënda janë këto pasojat.

Ne i bëjmë kërkesë qeverisë që të mbrojë qytetarët fierakë.

Katastrofa mjedisore që familjet fierake po pësojnë është produkt i mafies së inceneratorëve, që në bashkëpunim me Edi Ramën ka zhvatur 26.5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, dhe në këmbim kanë dhënë vetëm këtë tym toksik që po detyron qytetarët të largohen nga shtëpitë e tyre.

Të gjithë e mbani mend se si Rama mashtronte se në dhjetor 2020 inceneratori do të ishte gati. Sot inceneratori ka djegur vetëm paratë e qytetarëve, sepse plehrat digjen në qiell të hapur.

Ky nuk është vetëm mashtrim, ky nuk është as aksident, por është një krim i qëllimshëm kundër banorëve të këtij qytetit nga ata që kanë zgjedhur të punojnë vetëm për interesat e tyre dhe jo në shërbim të qytetarëve.

Kjo skemë mafioze është modeli me të cilin ka shkatërruar vendin Rama dhe tani po shkatërron shëndetin e qytetarëve.

Pasuron klientët e tij, për të vjedhur me ta zgjedhjet, dhe pasi masakron zgjedhjet, masakron shëndetin, mjedisin dhe ekonominë.

Partia Demokratike ka denoncuar në SPAK aferën e inceneratorëve, sot si banorë të këtij qytetit, si familjarë, si prindër i kërkojmë SPAK-ut të veprojë me urgjencë. Nuk duhet të largohen fierakët nga shtëpit e tyre, duhet të larguohet regjimi i pakicës i drejtuar nga Edi Rama, që po kanos shëndetin e të gjithëve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMEND KODUZI

Ditët e fundit qytetarët e Fierit janë përballur me situatë kriminale të ndotjes së mjedisit dhe ajrit, me impakt të rëndë për shëndetin e tyre.

Për disa ditë me radhë janë djegur në ambient të hapur plehrat, në përbërje të të cilave ka element të ndryshëm të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve.

Djegia e mbeturinave plastike në ajër të hapur, dhe ekspozimi për periudhë të shkurtër apo të gjatë, rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës, rëndon sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes si astma apo emfizema, shkakton kancer të mushkërive si dhe dëmton sistemin nervor.

Ekspozimi në nivele të larta të ajrit, për periudhe të shkurtër apo te gjate shkakton më shumë impakt të rëndë te personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe në Fier ka shumë qytetarë të cilët vuajnë akoma pasojat shëndetësore të punës në ndërmarrjet e naftës apo prodhimit të pesticideve te ndryshme qe ka patur ky qytetit.

Kjo situatë e rëndë, jo vetëm do shkaktojë pasoja shëndetësore ndaj qytetarëve, por do të rrisë edhe barrën financiare ndaj xhepit të qytetarëve, njësoj si me Covid-19, për të kryer ekzaminimet laboratorike apo imazherike, si dhe blerjen e barnave për trajtimin e komplikacioneve, për pasojat qe do vijnë.

I bëjmë thirrje qeverisë dhe institucioneve të shëndetit publik, që të fillojnë menjëherë depistimet në terren për të matur nivelin e ndotjes së ajrit, pasojat në shëndetin e qytetarëve, si dhe angazhimin e strukturave shëndetësore për diagnostikimin dhe trajtimin e komplikacioneve përkatëse.

Këto masa, rrjedhin edhe nga angazhimet ndërkombëtare të qeverisë shqiptare, si anëtare e OBSH, që në vitin 2015 ka firmosur marrëveshjen “për adresimin e efekteve anësore shëndetësore nga ajri i ndotur”.

Exit mobile version