Katër milionë euro nga industria e mbetjeve në xhepat e Ramës

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar dje në lidhje me vendimin e qeverisë në lidhje me importin e plehrave, ndërsa ka akuzuar Ramën si të përfshirë në një aferë prej 4 milionë eurosh.
“Katër milionë euro nga industria e mbetjeve në xhepat e Al Kapones për të lëpirë atë që ka pështyrë! Të dashur miq, Edi Rama bëri fushatë elektorale me zotimin solemn se ai do të bllokonte importin e çdo lloj mbetjeje në Shqipëri, përfishirë këtu mbetjet nga lista jeshile e BE që ligji në përputhje me standardet europiane i lejonte.
Burime të brendshme nga industria e mbetjeve e Shqipërisë dhe Italisë informojnë se me ndërmjetësinë e sekretarit të Përgjithshëm të mafies qeveritare, Agaçi, industrialistët e mbetjeve me një ryshfet 4 milionë euro bindën Al Kaponen në krye të qeverisë të lëpijë mbrapsht atë që kishte pështyrë tre vjet më parë dhe të hapë dyert për importin e plehrave, madje tani jo vetëm të atyre të listës jeshile të BE, por edhe të tjera tejet të rrezikshme! Mesa duket, Al Kapone me sekretarin e Përgjithshëm të mafies do të kujdesen dhe për pseudoshoqërinë civile që ngrihej duket për të gjobitur sipërmarrësit kundër ligjit për të cilin tani heshtin” shkruan Berisha në reagimin e tij.
Një grup deputetësh kanë firmosur një propozim ligjor për të rikthyer importin e plehrave, jo të rrezikshme sipas tyre, por kjo ka ngritur në këmbë Shoqërinë Civile. Aktivistët e Shoqërisë Civile protestuan sot tek Piramida kundër miratimit të projektligjit që kërkon të lejojë importin e plehrave në Shqipëri.  Sipas aktivistit Ejan Tanini prapa këtij pr/ligji fshihet mafia e plehrave.  “Kush na siguron që plehrat e importuara s’kanë mbetje radioaktive. Ne i kemi lumenjtë të ndotur me plastikë, por kjo bëhet për të vijuar biznesin e mafias”, tha ai. Një nga deputetët firmëtarë, Eduard Shalsi deklaroi se do të importohen vetëm mbetje të parrezikshme për t’i dhënë oksigjen industrisë ricikluese.

Exit mobile version