Katër sektorët ku pagat janë ulur deri në 50%

Baret, restorantet, hotelet dhe agjencitë e udhëtimit vuajtën pasojat e krizës pandemike edhe në tremujorin e tretë të këtij, si rrjedhojë e mungesës së turistëve të huaj dhe kufizimeve të shkaktuara nga pandemia.

Treguesit e punësimit dhe pagave shënuan rënie dyshifrore në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2019.

Të dhënat e INSTAT tregojnë në gjatë gusht – shtator, indeksi i punësimit në hotele shënoi rënie vjetore me 51.6%. Në nivele pak a shumë të ngjashme ra edhe indeksi i pagave për të njëjtën periudhë me (-55.2%).

Pas hoteleve, rënia është fortë në paga dhe punësim për baret dhe restorantet. Në tremujorin e tretë, fondi i pagave u tkurr me rreth 45% në këto biznese, ndërsa punësimi u tkurr me 40.7%.

Agjencitë e Udhëtimit gjithashtu panë rënie të lartë si të fondit të pagave dhe punësimit përkatësisht me 41.2 dhe 40.2% në raport me tremujorin e tretë 2019.

Sektori i transportit gjithashtu ka shfaqur dobësi në tremujorin e tretë. Të dhënat e INSTAT raportojnë se, punësimi dhe pagat në këtë sektor janë tkurrur përkatësisht me 15 dhe 20%.

Sektori i shërbimeve dhe i transportit janë goditur më së shumti nga kriza pandemike, si pasojë kufizimeve në lëvizje sidomos me jashtë vendit dhe rënies së turistëve të huaj. Për 9 -mujorin, hyrjet e të huajve në vend ranë me 61%, ose rreth 3.3 milionë turistë më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Pjesa më e madhe e tyre anuloi prenotimet e verës, për shkak të zgjatjes së pandemisë, duke shkarkuar humbje të mëdha për hotelet e agjencitë turistike, por edhe duke ndikuar në tkurrjen e konsumit në vend. Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se në gusht, tregtia me pakicë shënoi rënie prej 7.2%.

Pas shërbimeve, industria ka shfaqur dobësitë më të mëdha në punësim dhe në paga. Në tremujorin e tretë, indeksi i punësimit dhe pagave kanë rënë me 12 dhe 11% në të njëjtën periudhë.

Në tremujorin e tretë, sektori i TIK nuk mundi të mbajë ritmet e rritjes që u shfaqën gjatë kufizimeve të para, duke pësuar rënie vjetore si në indeksin e pagave dhe në atë punësimit me përkatësisht me 0.4 dhe 3%. Aktivitetet e teknologjisë së informacionet dhe ato të lidhura me shitjet e ushqimeve ishin të vetmet që shënuan rritje gjatë periudhës së pandemisë që përkoi më së shumti me tremujorin e dytë të vitit.

Në tremujorin e tretë, fondi i pagave ka ardhur me rritje vetëm në sektorin e prodhimit, prodhimit të energjisë dhe tregtisë dhe riparimit të automjeteve përkatësisht me 19, 14.7 dhe 3.8% në raport me tremujorin e tretë të vitit 2019.

Rritje të indeksit të punësimit raportoi vetëm sektori publik i ujit dhe përpunimit të mbetjeve me 7.3% pikë dhe nga sektori privat, ndërtimi me 3.7% dhe tregtia dhe riparimi i automjeteve me 2.5 pikë përqindje.

Ndërtimi është sektori që ka shënuar ecurinë më të mirë në tremujorin e tretë, duke raportuar një rritje të volumit të shitjeve me 16%.

Artikulli paraprakMjeku denoncon skandalin e qeverisë: Hapja e Spitalit Covid5 është një mashtrim
Artikulli tjetërMerret peng në makinë një i ri, nuk dihen shkaqet