“Kaubojsi” tregon të pathënat e seancës ku u votua reforma në drejtësi: Thoshin po hyjmë në burg vetë

Ish-deputeti Eduard Ndocaj, i cili do të jetë pjesë e Koalicionin Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, zbuloi në studion e Off the Record dhe disa të pathëna nga seanca historike e Kuvendit, ku u miratua me unanimitet reforma në drejtësi.

Teksa insiston se kjo reformë u realizuar vetëm falë presionit ndërkombëtar, Ndocaj rrëfen se shumë prej deputetëve në atë moment solemn thonin që po votojmë futjen tonë në burg.

“Këto që kanë bërë në 34 vite nuk janë gabime, por faje. Rama thotë që po i marrin dardha pas shpine, por i ka përpara dhe po ja marrin dardhat kush një e kush dy. Berisha ka bërë faje me ligji 7501. Ai dhe sot thotë që do të shkrij SPAK sa të vijë në pushtet. Të katërt liderët nuk e donin SPAK. Në sallë hidheshin batuta që do të hyjmë në burg vetë”, tha Ndocaj nw “A2 CNN”.

Artikulli paraprakFitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
Artikulli tjetërZbulohet letra e panjohur e Abaz Kupit për Zogun: Madhëri, okupatori ndaloi shfaqjen e filmave amerikanë dhe anglezë, jepte vetëm ato gjermanë e italianë, të kontrolluara prej…