Kavaja në këmbë, çfarë pritet të ndodhë sonte në orën 20.00, Berisha paralajmëron Ramën…

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ku ka postuar një video e cila lajmëron se sonte në orën 20.00 do të ketë një zhvillim të rëndësishëm në qytetin e Kavajës.

Sipas informacioneve sonte në orën 20.00 në Kavajë, qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike do të shkojnë për të çliruar KZAZ-në e këtij qyteti nga materialet zgjedhore, duke respektuar kësisoj dekretin e Presidentit Meta për të mos pasur zgjedhje më datë 30 qershor.

‘Kavaja në shtetrrethim! Kryengritësit e saj në kembe! Edvin largo urgjent narkobanditët nga Kavaja. Rama ik! Fitore! Sb’ shkruan Berisha.

Në video dallon mbishkrimi “Nuk na trembi Enver Hoxha, Ramiz Alia jo që jo! Nuk na plas te ti o Sandër Lleshi. Kavaja 1990-2019. Sonte në orën 20.00”.

Kavaja ne shtetrrethim! Kryengritesit e saj ne kembe! Edvin largo urgjent narkobanditet nga Kavaja. Rama ik! Fitore! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 19. Juni 2019

kkkk

Artikulli paraprakDrejtori i Policisë Bashkiake Shkodër i përgjigjet Lleshit: Ministër bashibozuk, unë mbroj edhe me jetë të drejtën e…
Artikulli tjetërShoqata e bashkive i përgjigjet Ramës dhe Lleshit: Ndalni menjëherë agresionin qeveritar dhe policor…