Kavaja ka bojklotuar masivisht zgjedhjet farsë të Ramës.
Kreu i bashkisë së Kavajës, Isa Sakja ka përshëndetur qytetarët për këtë bojkot historik që ata i kanë bërë kësaj fase.
“Faleminderit Kavaja! Faleminderit qytetare te bekuar te bashkise se madhe Kavaje, qytetare te Luzit, Golemit, Synejit dhe Helmasit qe refuzuat dhe perbuzet me trimeri farsen e sotme elektorale!
Nga monitorimet tona te filmuara ne cdo qender nga anetaret e mbeshtetesit tane, nga media lokale dhe ajo kombetare per 12 ore rresht rezulton te kene votuar 5208 vete nga 63445 votues te regjistruar ose rreth 8% e personave me te drejte vote. Faleminderit qe sfiduat presionin!
Keqardhje per ju qe votuat per te gjithe familjen, ju qe votuat mbi 4 here. Ju kemi te dokumentuar dhe te identifikuar. Keqardhje qe nuk u ngritet dot ne lartesine e shpirtit te lire e demokrat kavajas”, shkruan Sakja në reagimin e tij.