Gazetari Merin Maçi është shprehur se kanë dalë bisedat sekrete të të shumërkërkuarit Durim Bami, i cili është ndaluar në Dubai dhe nuk dihet ende nëse do të ekstradohet në Shqipëri ose jo.
Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Maçi tha se në bisedat e Bamit dalin edhe dy ish-zyrtarë dhe shefa komisariatesh në Krujë e Tiranë.
Maçi tha se nuk besonte se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, të mos ishte në dijeni të këtyre rasteve dhe sipas tij, karriera e këtyre drejtuesve të lartë të bluve është në ngritje.
“Edhe kaq pafuqi nuk është zoti Rrumbullaku, sa të mos nisë një hetim për persona, për shefa komisariati, për hetues vendorë, për hetues qëndrorë. Meqë sot jemi në diskutim edhe për një nga personazhet më të shumëkërkuar, Durim Bami, vetëm në bisedat e Bamit dalin 2 ish-zyrtarë në Krujë, shef komisariati dhe shef komisariati në Tiranë, të cilët sipas komunikimeve që ai bën, kanë një lloj marrëdhënieje përmes një efektivi tjetër. Dhe Rrumbullaku nuk besoj që nuk është në dijeni, jo vetëm për këto të dy, por edhe për të tjerë. Karriera e tyre në Polici vijon në rritje”, tha Maçi.