KE kritika Ramës: Mos cëno fqinjësinë

Komisioni Europian ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë një fjalimi, Edi Rama tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president të përbashkët.
Por zëdhënësja e KE, Catherine Ray, tha se këto deklarata janë të papranueshme.
“Deklaratat që mund të interpretohet si ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk janë të dobishëm në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, kështu shprehet zëdhënësi i BE, Catherine Ray, në Bruksel, duke komentuar deklaratën e fundit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që kohët e fundit ka sugjeruar që Shqipëria dhe Kosova mund të kenë vetëm një kryetar shteti në të ardhmen”. “Bashkimi Evropian pret që në të gjithë rajonin, shtoi zëdhënësi, të vazhdohet të ndërtohen marrëdhënie konstruktive dhe bashkëpunuese dhe që të fokusohen në intensifikimin e punës në programet e tyre të reformave për të vazhduar procesin e integrimit në BE”.

Artikulli paraprakPaloka: Rama deklarata prej kllouni në dëm të shqiptarëve
Artikulli tjetërKatër grupet e protestuesve që rrëzuan bustin dhe historia me Adrian Hetën që drejtoi makinën IFA tek busti