KE thirrje Ramës: Merrni në konsideratë opinionin e Venecias për ndryshimet në Kodi Zgjedhor

Zëdhënësja e KE, Ana Pisonero ka reaguar në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke i bërë thirrje Kryeministrit Rama dhe Parlamentit që të marrin në konsideratë opinionin e Komisionit të Venecias.

“Palët të marrin në konsideratë udhëzimet e Komisionit të Venecias. Vendimi për t’ja lënë në shqyrtim Komisionit të Venecias i përket autoriteteve shqiptare. Venecia do t’ju ofrojë palëve një këshillë të shpejtë në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor”, tha Pisonero.

Reagimi i Pisoneros vjen në një kohë kur Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Komisionit të Venecias me një kërkesë për tu shprehur lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të miratuara nga Parlamenti një partiak.

Gjatë 24 orëve të fundit, disa europarlamentarë dhe Komisioneri për Zgjerimin, i kanë kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të presë opinionin nga Venecia, ndërkohë që Kuvendi, sipas kalendarit, ka përfshirë në senacën e së enjtes dekretin e Presidentit, i cili ka kthyer për rishqyrtim ndryshimet në Kod.

Artikulli paraprak“Shkodra është e lënë pas dore!” Pse Ilir Beqja bën të paditurin
Artikulli tjetërLymi: Doja të vrisja Rexhep Meidanin, ndërsa Ramën…