Këlliçi: Ne duam Shqipëri dinjitare, jo të blerë! Le të qëndrojmë të bashkuar me njëri-tjetrin…

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, njëherazi edhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka zhvilluar një takim falenderues me demokratët e Unazës së Re, ku ka vlerësuar punën e madhe, shpirtin e garës dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë Tiranës dhe mbarë vendit, ndryshimin e merituar!

“PD nuk do të rreshtë përpjekjen që shqiptarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Ne duam Shqipëri dinjitare, jo të blerë! Le të qëndrojmë të bashkuar! Me njëri-tjetrin!”, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit

Demokratë të Unazës së Re dhe ju përkrahës të ndryshimit! Ju qëndrestarë të kryeqytetit!

Ju falenderoj të gjithëve për punën tuaj të madhe, për shpirtin e garës dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë Tiranës dhe mbarë vendit, ndryshimin e merituar!

PD nuk do të rreshtë përpjekjen që shqiptarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Ne duam Shqipëri dinjitare, jo të blerë!

Le të qëndrojmë të bashkuar! Me njëri-tjetrin!

Për njëri-tjetrin!

Për një Shqipëri demokratike!

Exit mobile version