Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar prova të tjera që PD disponon për blerjen e votës. Ai ka publikuar disa çertifikata, vërtetime banese, deklarata për përfshirje në procedura legalizimi, dhe lista të zgjedhësve, u gjetën brenda automjetit me targë AA043EC, që janë kapur në flagrancë nga ai dhe ekipi i tij në Vaqarr vetëm 4 ditë para zgjedhjeve.
Postimi i Këlliçit në Facebook
Kjo është vetëm një nga provat që PD disponon për blerjen e votës.
Këto çertifikata, vërtetime banese, deklarata për përfshirje në procedura legalizimi, dhe lista të zgjedhësve, u gjetën brenda automjetit me targë AA043EC, i kapur në flagrancë nga unë dhe ekipi im në Vaqarr vetëm 4 ditë para zgjedhjeve.
Personalisht kam denoncuar disa herë legalizimet elektorale, por kapoja i çunave problematikë i cilësoi “pako për iftar”. Zoti të faltë! Drejtësia jo!
Video 1: https://fb.watch/5gP8fX-BZC/
Video 2: https://fb.watch/5gP71m150L/