Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka shpërndarë një video, ku sipas tij ky është standardi i kandidatëve të Ramës, ku ‘njëri është trafikant droge e përdhunues në grup, që dekriminalizimi e nxorri nga politika, ndërsa tjetri një bashkëpuntor i krimit të organizuar, në listën e zezë të SHBA’.
Në postimin e tij, Këlliçi ka theksuar se ‘s’ka faj që s’i del e keqja me Lulzim Bashën, pasi ia shpartalloi organizatën kriminale, krenarinë e tij më të madhe’.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit
Standardi i kandidateve te Rames
S’ka faj që s’i del e keqja me Lulzim Bashën. Ia shpartalloi organizatën kriminale, krenarinë e tij më të madhe. Dëgjojeni vetë. Njëri është trafikant droge e përdhunues në grup, që dekriminalizimi e nxorri nga politika, ndërsa tjetri një bashkëpuntor i krimit të organizuar, në listën e zezë të SHBA.
Ky është standardi i kandidatëve të Edi Ramës.