Kemi qëndruar dhe kemi paguar kosto të lartë”/ Basha: Rruga jonë mbështetet në vlera dhe standarde

Nga Kruja, kreu i PD-së, Lulzim Basha, u shpreh:

“Që kjo rrugë mos të përfundojë si rrugë qorre, duhet të bazohet në vlerat më të vërteta, në standartet europiane dhe euroatlantike me të cilat kemi qëndruar dhe kemi paguar koston më të lartë. Duhet të qëndrojmë në radhë të parë në një prekje reale të problemeve të qyetarëve, të dhimbjeve dhe halleve të tyre dhe të gjithë grupeve të interesit. Dhe së dyti në ofrimin e zgjidhjeve, zgjidhje të mundshme, të realizueshme dhe të mundur. Ky është programi i Partisë Demokratike i realizuar nga ekspertët më të mirë që ka Shqipëria, me asistencën e ekspertëve të aleatëve tanë strategjikë. Shumë shpejt ky program do të shpaloset në radhë të parë në forumet e PD dhe pastaj me grupet e interesit. Nuk ka më kohë vetëm të denoncojmë aferat e qeverisë, por të ofrojmë dhe zgjidhje për shqiptarët.”

Më tej kreu demokrat tha se “këto dy vite errësirë të PD, ia vlejnë vetëm nëse PD del e ndriçuar në mendje dhe në shpirt. E ndryshuar në radhë të parë me njerëzit. A jemi këtu për veten tonë për të parë se çfarë do kapim, kush një karrige deputeti dhe kush një karrige pushteti, kush ndonjë tender e kush ndonjë gjë tjetër? Atëherë jemi njësoj si ata që duam të largojmë. Apo jemi këtu pikërisht sepse ne marrim përsipër në emër të shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe për shumicën dërrmuese të shqiptarëve të ndërtojmë një qeverisje me njerëzit dhe për njerëzit. Dhe një qeverisje me njerëzit dhe për njerëzit, gjithçka që e bën duhet t’I qëndrojë një pyetje të thjesht: kjo që bëj sot i shërben krutanëve? Kjo që bëj sot i shërben shqiptarëve? Nëse kjo pyetje nuk ka përgjigje, kthehu mbrapsht se je në rrugën e gabuar.”

IMG 20240209 WA0011 1

IMG 20240209 WA0012

Artikulli paraprak“Koha nuk pret më”- Basha nga Kruja: S’mjaftojnë vetëm denoncimet e aferave, t’u japim shqiptarëve rrugën e daljes nga ky ankth 10-vjeçar
Artikulli tjetër“PD në krah të SPAK pa kushte”- Basha: Nëse thua Rama është më i korruptuari në planet, pastaj SKAPI është organizatë kriminale…