“Kemi shëndetësi më të mirë se Turqia”! Eksperti i përvishet Ramës: Prit vërshimin e…

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke publikuar një studim të revistës Lancet, ku thuhet se Shqipëria ka shëndetësinë më të mirë në rajon.

Madje shëndetësia jonë është më e mirë se ajo e Turqisë, ku po dynden zyrtarët dhe biznesmenët shqiptarë sa herë preken nga koronavirusi apo sëmundje të tjera.

Sipas publikimit të Ramës, Shqipëria merr 70 pikë në indeksin e përgjithshëm, aq sa Letonia, Lituania, apo Rumania në Europë dhe më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Maqedonia e Veriut, si dhe më mirë se vende si Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe Turqia.

Pas këtij studimi reagoi me ironi eksperti Erion Dasho.

“Lancet e kishte nxjerrë shëndetësinë shqiptare më të mirë se atë turke!!!

Hajde bëji derman tani 80 milionë turqve kur të vijnë të trajtohen në Shqipëri…”, shkruan ai. Sipas tij, ‘kur të gënjejnë, gënjen’.

Exit mobile version