Kemi të bëjmë me një akt ku fjala tradhëti është pak

Former Albanian prime minister Sali Berisha speaks to the media outside Parliament in Tirana, Albania, Thursday April 21, 2016. Berisha, has called on Albanians to arm themselves because the government is failing to confront crime. Gun ownership is illegal in Albania and calls to break the law could result in a 10-year jail sentence. (AP Photo/Hektor Pustina)

Sali BERISHA

Meqë jam këtu, unë dua të përgënjeshtroj këtu një fake neës e qarkulluar në disa debate televizive nga pseudo-analistë të cilët i lejojnë vetes të shpikin gjëra të paqëna. Deklaroj me përgjegjësi të plotë para shqiptarëve se kurrë, në asnjë rast pala greke nuk ka bërë as dhe një presion për marrëveshjen e detit që firmosëm. Ka qënë vullnet i përbashkët, sepse kufiri detar, pas firmosjes së Traktatit ne sanksionuam në mënyrë bilatërale njohjen reciproke të kufinjve por problemi është se kufiri detar mungonte. Nëse kufiri tokësor ishte përcaktuar që në protokollin e Firenzes dhe firmosur në janar të vitit 1925, i depozituar në OKB, kjo nuk është e vërtetë për kufirin detar. Bashkëpunimi me qeverinë Karamanlis ka qënë bashkëpunim partnerësh të sinqertë. Nuk e mohoj fare se e kam patur mik dhe ai e meritonte plotësisht dhe jam krenar me miqësinë që kam patur me të. Asnjë lloj presioni, kurrë, nuk më ka ardhur nga snjëri apo zyrtar që të më thotë se pala greke po bën këtë apo atë presion. Zgjidhja ishte një gjë shumë normale. Siç e shihni, me këtë marrëveshje që kanë bërë këta, Greqia, padiskutim një fuqi detare, është rezervuar te 6 milje, që nga viti 1936 kur ka filluar ndarja e deri sot, menjëherë falë kryeMuçollarit, Ditzi Bushatit dhe Edi Ramës kaloi në 12 milje në një kohë kur ka territore që janë gjithsëj 22 milje. Pra, kemi të bëjmë me një akt ku fjala tradhëti fyhet me këtë, se kjo është shumë më e rëndë se ajo. Uroj që Presidenti, i cili ka të gjitha kompetencat kushtetuese, pasi për fatin e mirë të shqiptarëve, në këtë rast presidenti i Republikës i ka të detajuara çështjet në vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

I ka përcaktuar Gjykata të gjithë kompetencë e Presidentit të Republikës pikërisht në çështje të kësaj natyre. Ndaj dhe unë kam besim që nuk do mund të vendosin agjentët, spiunët për fatin e territoreve shqiptare por do vendosë drejtësia, e drejta e detit. Ne kemi qënë dhe mbetemi të variantit se kjo zgjidhet vetëm në arbitrazh ndërkombëtar ose gjykatën e Hagës. Këtë e pranoi dhe qeveria greke dhe ishte e mençur qeveria greke që e pranoi këtë. Dhe pse e pranoi? Kjo është fare e thjeshtë, sepse ne vullndetin e treguam, një gjykatë e rrëzoi dhe tani mbetej arbitri ndërkombëtar, të paguajmë shpenzimet dhe të deklarojmë se pranojmë verdiktin e gjykatës ndërkombëtare. E pranoi qeveria greke këtë. Edi Rama e gjeti të gatshme këtë praktikë por ai mendoi se po i trysnon dhe po i struk, ndërsa ata iu kthyen dhe e zhveshën siç e meriton.

Exit mobile version