“Kemi zgjedhur rrugën institucionale, jo atë të flakadanëve të ‘revolucionarëve’”, Basha-Rithemelimit: Çfarë kocke ju hodhi Lindita Nikolla?

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp deklaroi se Partia Demokratike zyrtare ka zgjedhur të ndjekë rrugën institucionale dhe jo atë të flakadanëve të përdorur nga ata që i quajti “Revolucionarë”.

Ai u shpreh se situata në vend është e rëndë pasi bëhet fjalë për një krizë kushtetuese, referuar atë që ndodhi me vendimin e Kuvendit për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të Olta Xhaçkës.

“Pas vendimit të shumicës në Kuvend nuk ka më hapësirë për t’iu drejtuar më Kushtetueses. Aksioni për komisionet sot duhet të ishte disa fish. Ne kemi zgjedhur rrugën institucionale jo atë të flakadanëve. Ne nuk kemi premtuar revolucion ne e dimë se çfarë sfidash kemi përpara.
Këta të frymës revolucionare ishte momenti të tregonin që nuk e kishin për karrike por parime, dhe të enjten duhet të bllokonin foltoren.

Çfarë kocke keni lëpirë që ju ka hedhur Lindita Nikolla që ju a ngelur në grykë, sepse bëhet fjalë krizë kushtetuese në vend”, tha ai.

Artikulli paraprakBasha ironizon Rithemelimin: Të thërrasësh protestë kundër korrupsinit dhe të vendosësh në ballë të saj Ilir Metën? Ky është autogol
Artikulli tjetërAMENDAMENTET QË PROPOZOHEN NGA PARTIA DEMOKRATIKE