Një këngë kushtuar Ramës dhe Dakos ka pushtuar rrjetet sociale në internet. Një tjetër gjetje që është shpërndarë me shpejtësi në rrjet është edhe një videomontazh. Aty shfaqet kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, nën tingujt e këngës “O Shijak me halle”.
Video në fjalë është shpërndarë edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në Facbook shkruan: Hiti i rrjeteve sociale per kreret e mafies Rama – Dako! sb
Prej disa ditësh memet kanë pushtuar rrjetin pas publikimit së përgjimeve të BILD, që treguan se si zyrtarët e lartë të PS në Durrës bashkëpunonin me persona me rekorde të theksuara kriminale për të ndikuar në votime në favor të PS-së, në zgjedhjet e fundit parlamentare.