“Keni parë gjatë një jave dëshmi tronditëse për inceneratorët”, Basha: Qelbet era vjedhje! 17 akte zyrtare brenda një dite, u dhanë 23 mln euro. A ka mundësi të mos e dinte Edi Rama?

Kryedemokrati Lulzim Basha ka pyetur sot shqiptarët për aferën e inceneratorëve nëse kishte mundësi të mos e dinte kryeministri Edi Rama për dhënien e 23 mln eurove me 17 akte brenda një dite?

Basha ka dalë sot në një konferencë për mediat, teksa deklaroi se gjatë javës së kaluar në komisionin hetimor për inceneratorët janë dhënë dëshmi tronditëse.

Gjithë shqiptarët kanë parë javës së kaluar në komisionin hetimor për inceneratorët dëshmitë tronditëse të një numri zyrtarësh dhe përfaqësuesish të kësaj afere, zyrtarë shtetërorë dhe të përfaqësues të të ashtuquajturave kompani. Kanë parë faktet se si është ndërtuar afera. Shqiptarët e dinë fare mirë se këtu të marrësh një vulë, një firmë apo një copë letër nga ky shtet të vërdallisin me ditë e javë për gjënë më të thjeshtë e ordinere. Po kështu kanë parë gjatë javës së kaluar, falë insistimit të anëtarëve tanë të PD-së dhe kryetares së komisionit se si zyrtarë të shtetit nuk japin dot shpjegim se 23 mln euro janë dhënë pa asnjë procedurë.

 

Artikulli paraprak“Nuk e harroj atë ditë”, Basha firmos peticionin për dekomunistizimin dhe kujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës: Shumë vonë e kuptova që në shesh ishin…
Artikulli tjetërBasha bën deklaratën e fortë: 3 deputetë të PS në komision janë të përfshirë në aferën e inceneratorëve