Zgjatja me muaj e publikimit të rezultateve të Censusit, për deputetin Arbi Agalliu, është të mbulosh diellin me shosh. Në një postim në Facebook, Aggalliu shprehet se as vet nuk e besojnë që Shqipëria ka 2.4 milionë banorë, kjo pasi Shqipëria ka vite që boshatiset ditë për ditë.
Ai shpreh keqardhje për institucionin e INSTAT që keqpërdoret për t’i shërbyer pushtetit dhe për të fshehur të vërtetën e hidhur.
Postimi i Arbi Agalliut:
Nuk mbulohet dielli me shoshë!
As vetë nuk e besojnë atë që kanë shkruar.
As vetë nuk e besojnë që këtu ka 2.4 mln shqiptarë.
Shqipëria ka vite që po boshatiset për ditë e më tepër.
Të vjen keq që një institucion si INSTAT keqpërdoret për t’i shërbyer pushtetit dhe për të fshehur të vërtetën e hidhur.
U zgjatën në kohë, muaj e muaj, për të thënë një gënjeshtër të madhe.
Mos u lodhni, të gjithë e dimë se Shqipëria është BOSHATISUR.