“Keqinformimi bëhet thjesht dhe vetëm për interesa të një grupi që nuk e do Reformën Zgjedhore”/ Zëdhënësja për shtyp e PD-së: Lulzim Basha falënderoi partnerët ndërkombëtarët për rinisjen e punës së Reformës Zgjedhore

Lidhur me një lajm të rremë në drejtim të kreut të PD, Lulzim Basha, të përhapur nga disa media ditën e sotme, ka reaguar zëdhënësja për shtyp e kësaj partie, Mirela Karabina.

Zonja Karabina shprehet se: “Partia Demokratike hedh poshtë aludimet dhe dizinformimin lidhur me qëndrimin e Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha të bëra nga Balkanweb, News 24 dhe gazeta “Panorama”.”

Ajo sqaron se një ditë më parë Lulzim Basha ka falenderuar për bashkëpunimin partnerët ndërkombëtarë për rinisjen e punës së Reformës Zgjedhore.

“Keqinformimi bëhet thjesht dhe vetëm për interesa të një grupi që nuk e do Reformën Zgjedhore.” – shprehet më tej ajo.

“Partia Demokratike falënderon dhe njëhere partnerët tanë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe dhe OSBE ODHIR për mbështetjen e Reformës Zgjedhore si interes i qytetareve shqiptarë dhe mundësi për të grantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.”– përfundon deklaratën e saj zëdhënësja e PD-së.

Artikulli paraprakPD, Bakiu: Thumanë-Kashar, pojekti nuk parashikon dalje nga rruga, izolon 85 mijë banorë te Bashkisë Krujë, kthehet në kosto për qytetarët dhe bizneset
Artikulli tjetërDeputetët e Rithemelimit nuk e lejuan Begajn të flasë në Kuvend, Pampuri: Janë të parët që shkojnë kur presidenti bën festa, nuk është kjo mënyra për të bërë opozitë