Koordinatori i Partisë Demokratike, Dritan Shano thotë se gjatë këtyre 4 viteve nga Shqipëria janë larguar 200 mijë shqiptarë. “Në këto 4 vite është shfarosur Fieri dhe Vlora, 200 mijë shqiptarë janë zhdukur nga Shqipëria. Dhe ky është treguesi më sintetik i gjithë asaj që ka ndodhur. Që t’i kthehemi asaj ‘kockë e lëkurë’, çdo buxhet është më i madh se ai paraardhës. Të gjithë e dimë që ka një rritje natyrale ekonomia. Njësoj si një tufë delesh në pyll që është 10 sot dhe nesër është 12. Kush roli im si bari? Që këto të bëhen 15, 17. Kjo është qeveria dhe këtë gjë qeveria nuk e ka bërë. Duke e ditur që është vit elektoral, qeveria ndërtoi një buxhet mediokër. Plani i investimeve është mirë, në ndryshim nga gjithë vitet e tjera”, tha Shano.
Kryesore
Continue to the categoryKoalicioni Euroatlantik dorëzon listat në KQZ, Basha: Garojmë me listë të...
Pas dorëzimit të listës së kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Lulzim Basha, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, me një postim në rrjetet sociale...