Kërcënim me jetë, ja pse Vlahoviç shpërtheu ndaj tifozëve të Juventusit

Po fillon të zbardhet me kalimin e ditëve ajo çfarë e bëri Dushan Vlahoviçin të shpërthente pas ndeshjes Juventus-Venecia. Sulmuesi serb u “përplas” me tifozët bardhezi, të cilët më pas e ofenduan në kor.

Por ka një ngjarje përpara kësaj. Vlahoviç fillimisht iu kundërvu tifozërisë kundërshtare dhe arsyeja ka qenë një kërcënim me jetë. Sipas mediave italiane, Vlahoviç është tërbuar nga ky kërcimin dhe ofendimet e shumta që një prej tifozëve po i bënte dhe ka shpërthyer kundër tij. Më pas në gjendje të rënduar ai u konfrontua dhe me tifozët bardhezi. Nga ana tjetër është hapur edhe një hetim për këtë ngjarje dhe për të identifikuar personin që ka bërë kërcënimin ndaj numrit 9 të Juventusit.

ÇFARË NDODHI MË PAS?- Pas përplasjes së ashpër në fund të ndeshjes ndaj Venecias, Dushan Vlahoviçi u ka shkruar tifozëve të Juventusit dhe ka tentuar të qetësojë situatën. “E kuptoj keqardhjen për rezultatet e fundit dhe keni të drejtë ta shprehni, ju kam respektuar gjithmonë duke dhënë gjithçka për fanellën – ka shkruar ai në një stori të publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’. Ju falënderoj për mbështetjen që jepni çdo ditë. Tani është e rëndësishme të vazhdojmë të mbështesim ekipin dhe të rifillojmë të gjithë të bashkuar, deri në fund”, u shpreh Vlahoviç.

Kështu, pas barazimit të hidhur me Venecian, Juventusi po përpiqet të rregullojë marrëdhënien me tifozët zyrtarë duke filluar me Vlahoviçin. Sakaq, Vlahoviç ka bërë një reagim edhe te shokët e skuadrës dhe te klubi gjatë momentit që shkoi në stërvitje duke sqaruar situatën. Ai u kërkoi falje për reagimin, ndërsa shpjegoi arsye pse shpërtheu në atë mënyrë. Edhe pse situata tani kërkon që të qetësohet, diçka mes Vlahoviçit dhe Juventusit duket se është thyer dhe rinovimi vazhdon ende të mbetet peng. Megjithatë, një tjetër konflikt që nuk është aspak i nevojshëm për Juventusin në këtë moment të vështirë që është duke kaluar. Ulje-ngritjet e vazhdueshme kanë bërë që tifozët të kontestojnë Juventusin dhe lojtarët.

Exit mobile version