Ambasadori i SHBA në Kosovvë, Jeff Hovenier i është përgjigjur deklaratës së presidentit të Sërbisë, Aleksandër Vuçiç pak ditë më parë.
Hovenier u shpreh se qytetarët nuk duhet të shqetësohen nga ky kërcënim, pasi Aleanca më e suksesshme në histori është prezente në Kosovë.
“SHBA ka qëndruar fuqishëm për paqen e njerëzve në Kosovës. Mund të them që jemi të përkushtuar për sigurinë e Kosovës. Ne nuk e humbim gjumin natën duke u shqetësuar për atë kërcënim sepse ne besojmë që NATO është e gatshme dhe e përgatitur. Dhe nuk mendoj që as njerëzit e Kosovës duhet të mbesim pa gjumë sepse aleanca ushtarake më e suksesshme në histori ka një prezencë të fuqishme dhe është e gatshme të bëjë atë që është e nevojshme,” tha Hovenier.