Kërcënimi nuk është argument, Veliaj!

Nga Çlirim GJATA

Kërcënimi i përsëritur mbi shembjen e Teatrit Kombëtar, nuk është argument Z. Veliaj dhe nëse nuk e dini, mësojeni se një kërcënim i përsëritur nuk kthehet medoemos në fakt.

Duket se teksa e përsërisni kërcënimin, më shumë doni të bindni veten për këtë marrëzi , se qytetarët që prej kohësh nuk ju dëgjojnë dhe nuk ju besojnë.

Provën e besimit, qoftë për kërcënimet dhe qoftë për “punën tuaj”, qytetarët e kaluan me zgjedhjet e 30 qershorit dhe njëzëri ju refuzuan si kryebashkiak.

Shembja e Teatrit Kombëtar, tashmë nuk kundërshtohet veçse nga opozita politike dhe qytetare në vend, por ekziston edhe një opozitë ndërkombëtare që dënon shembjen e teatrit.

Nëse nuk ju kujtohet, po ju bëj me dije se: Europa Nostra, zëri europian i shoqërisë civile e angazhuar në trashëgiminë kulturore, ju ka dërguar një letër, të firmosur nga Prof. Dr. Hermann Parzinger ku thuhet:

Europa Nostra, është shumë e shqetësuar nga planet alarmante për të prishur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, një vendndodhje me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore, jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në vend, por edhe në Europë.

Përmes kësaj letre, Prof. Dr. Hermann Parzinger, ju fton në cilësinë e Kryebashkiakut të mbështesni ruajtjen dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar .

Në ligjëratën tuaj, nuk kërcënoni veçse Teatrin Kombëtar, por kërcënoni njëkohësisht edhe Europën.

Exit mobile version