Policët që paditën Pjerin Ndreun për ofnedim dhe konfliktim në krye të detyrës janë kërcënuar me shkarkim nga detyra. Denoncimi është bërë publik nga ish-Kryeministri Berisha, i cili ahkruan se, në narkoshtet ligjin e bëjnë narkopushtetarët.
Të tre oficerët e policisë janë thirrur nga shefi i tyre dhe janë paralajmëruar me përjashtim nga puna.
“Policët kërcënohen të largohen nga puna sepse guxuan të kërkojnë zbatimin e ligjit nga lokali në të cilin Pirini bënte aheng dhe orgji”, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ne narkoshtet ligjin e bejne narkopushtetaret.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Policet kercenohen te largohen nga puna sepse guxuan te kerkojne zbatimin e ligjit nga lokali ne te cilin Pirini bente aheng dhe orgji. sb
Persh dr.
Ne mbremjen e dt.24/6/2021 rreth ores 00:30 ne nje resort ne Shengjin 3 oficer te pololise se Shtetit kane shkuar per te marr masa administrative ndaj subjektit ne fjale pasi kishin thyer oren policore dhe prishje qetesie publike nga muzika shume e larte,aty ka dal pronari i subjektit dhe eshte konfliktuar me oficeret e policise duke ju thene qe keni ardhur ne vendin e gabuar,kur nuk ka zgjatur as 2-3 minuta ka dal Pirini partise si duke i share me nje fjalor ordineresh dhe kanosje me pretendimin se ketu jam une dhe ligjet i bej une dhe i vendos si dua une,prandaj mos ju shoh me ketej verdall,ne keto momente 3 oficeret e policise jane larguar nga aty,por nuk mbaron me kaq,diten e dyte jane thirrur nga shefi tyre duke i paralajmruar me perjashtim nga policia e shtetit sepse kane futur hundet atje ku nuk duhej te shkonin!
Ky eshte shteti i bandave!
Kjo eshte 100% e sigurt!