Nga Kastriot ISLAMI
Kërcënuesi i gazetarit është Ramë Kadriu.
Dhe e gjitha banda shoqëruese, mediatike dhe e të fortëve. Nuk duhet të këtë asnjë dyshim për këtë dhe nuk duhet kërkuar në asnjë pistë tjetër…
Të gjithë shërbimet partnere janë koshiente se cili e ka bërë kërcënimin dhe në çfarë mënyre e ka realizuar atë.
Natyrisht prokuroria shqiptare për momentin hesht dhe nuk do të kërkojë sipas kësaj piste, edhe për këtë rast sepse urdhërat i merr nga Ramë Kadriu. Por kjo akuzë kundër Ramë Kadriut duhet bërë sot konkretisht dhe duhet pritur momenti kur të çlirohet prokuroria e gjyqësori që kjo akuzë të rimerret e të vihet në lëvizje.
Sepse kjo ditë do të vijë shumë shpejt…
Të jeni të sigurtë se do të jenë të shumtë dëshmitarët që do të tregojnë me fakte e prova, e madje deri në detaje, sesi Ramë Kadiu e ka ideuar dhe realizuar këtë skemë kërcënimi, që është veçse ‘kërcënimi i radhës’. Pavarësisht se Ramë Kadriu merr masat duke hedhur gurin e fshehur dorën…
Nuk duhet të ketë asnjë dyshim e hezitim për të besuar se nuk është hera e parë që Ramë Kadriu kërcënon kundërshtarët, qofshin politikanë apo gazetarë, apo madje edhe bashkëpunëtorë të tij.
Natyrisht jo drejtpërdrejtë vetë, sepse ka shumë frikë e gjithnjë tenton të fshehë gjurmët, por në dy rrugë të ‘fshehta’.
Rruga e parë është ajo e ‘demaskimit’ mediatik përmes zyrës së dizinformimit dhe shpifjes që drejtohet nga E-Kadriu duke ju bërë ndërkohë thirrje ‘kërcënuesve me pagesë’ të kryejnë aktin e kërcënimit me të gjithë mënyrat e mjetet që disponojnë.
Dhe në fund është po vetë Ramë Kadriu që i përgëzon të gjithë aktin e kryer, duke ndjerë një kënaqësi të jashtëzakonshme për kërcënimin e bërë.
Rruga e dytë është ajo e thirrjes në zyrë të biznesmenit apo politikanit, që gazetari i ka zbuluar skandalin, së bashku me të ‘fortë’ që e shoqërojnë atë, Në këtë takim Ramë Kadriu i kujton atyre se do të kenë mbështetjen e tij të plotë për të ndëshkuar shpifësin dhe për të ‘vendosur drejtësi’, thënë ndryshe për ti dhënë ndëshkimin/kërcënimin e merituar gazetarin ‘kadri’ që shpif ndaj një biznesmeni të ndershëm duke prekur rëndë me shpifjet edhe integritetin e Ramë Kadriut e të qeverisë së tij. Në këtë rast të gjithë veprimet për realizimin e kërcënimit i marrin të ‘fortët’ që shoqërojnë biznesmenin dhe në çdo rast këta të ‘fortë’ veprojnë nën mbrojtjen e Ramë Kadriut.
Ka edhe një rrugë tjetër kur vetë biznesmeni vë në lëvizje të ‘fortët’ e tij që aktivizohen të egërsuar edhe më shumë kur dëgjojnë në media se për të mbrojtur shefin e tyre biznesmen ata kanë edhe mbështetjen e direkte madje edhe porosinë e Ramë Kadriut, që qëllimisht ulëret nëpër ekrane e takime të hapura ‘shpifje, shpifje…’ dhe kërcënon se do të fusë në burg të gjithë ‘kadrinjtë shpifës’…