Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kukës, pas një përplasje të klaneve të Rilindjes brenda bashkisë.
Alfapress.al ka mësuar se paraditen e kësaj të mërkure, te ish-agjencia e qytetit, drejtori i Shërbimeve në bashki dhe djali i xhaxhait të kryebashkiakut Albert Halili, fillimisht kanë pasur një sherr të fortë fizik dhe verbal.
Pas kësaj drejtori i Shërbimeve Kukës, Zenel Muçmata, ka shkuar dhe ka marrë një armë dhe pasi ka ndjekur deri në fshatin Bicaj kushëririn e kryetarit të tij, Elvis Halilin, e ka qëlluar me disa plumba. Viktima aktualisht gjendet nën kujdesin intesiv të mjekëve në spitalin e Kukësit, kurse autori, drejtori i Shërbimeve në bashki, ende nuk është ndaluar nga policia./Alfapress