Kërcimi i karrikeve në haremin e Sali Berishës, (Katovicës)! Sahanlëpirësit lindin të lirë e përfundojnë skllevër!

Nga Azgan Haklaj

Dy ditë më parë një tufë lavjerrësish politikë të drejtuar nga Gazmend Bardhi u panë të eksituar tek kërcenin si të harbuar një këngë të nongatës Sali Berishës (Katovica)!

Çuditërisht aty kishte ardhur dhe “martiri” i mosbindjes civile Agron Gjekmarkaj, Padër Gjeka i Markajve edhe ky duke kërcyer me majat e këmbëve së bashku me Jorida Tabakun.
Në pamje të parë nuk ka asgjë të keqe.
Një atmosfere feste e në prag të festave të fund vitit!
Ajo që të bën përshtypje është kënga shoqëruese e cila ndezi konkurencën se kush do ta hidhte më bukur “Kcimin”e vendit (Tropojes),
Natyrisht kur je person publik e politik edhe detajet më të vogla do shikohen.
Këta eunukë politik si Gaz Bardhi, Tabaku e Gjekmarkaj i kanë akoma me bojë të patharë deklaratat e tyre e përbetimet kundër Sali Berishës dhe enturazhit të tij.
Mirëpo Berishës i erdhi rasti ti depersonalizojë deri aty sa jo vetëm të lepijnë beshtymën e tyre por si një baletmaestro politik i futi në radhë të hidheshin në kercim në majë të takave që të mirekomportoheshin përpara Marshallit.
Shfaqje të tilla denatyrimi njerëzor e politik mund të shohësh vetëm në festat e Kim Yong-ut.
Halli i “kërcimtarëve” është lehtesisht i lexueshmëm.
Me anë të këtyre xhesteve të shpifura servile e depersonalizuese deri në neveri ata mendojnë të sigurojnë një skutë në listat e errta të Sali Berishës.
Kështu përfundojnë të gjithë ata si Gaz Bardhi, Tabakja e Gjekmarkaj me shokë të cilët parashutuan në PD duke përfituar mandate, poste e ofiqe pa asnjë kontribut të qenesishëm.
Qëndrueshmëris e stoicizmi në parimet konservatore demokratike eshte portreti i një demokrati të vërtetë,
Ndërsa butakët pa asnjë vërtebër e shtyllë kurrizore kërcejnl në tokë e në degë për të siguruar lemoshvën e radhës.
Nejse nuk ke si të mos ndihesh keq kur sheh butafori të tilla që përdhisin kauzat e pastra të demokratëve.
Memet që po mbysim rrjetet për show menët e vonuar të Foltores më kujtojnë një shprehje të vjeter të vendlindjes time që portretizon më së miri kërcimin e Gaz Bardhit & Co :

Luje vallen more Shosh, n’daç me hatër, n’daç me zor”/

Artikulli paraprakMot i kthjellët, por i ftohtë, si pritet të jenë ditët e fundit të 2024! Ja qytetet me temperaturat disa gradë nën zero
Artikulli tjetërGjendet i pajetë në banesë vëllai i Arben Isarajt, ish-drejtorit të Transportit Rrugor