Kërkesa për Berishën në emër të Rithemelimit, shkresa në Gjykatën Kushtetuese tregon shkrirjen e formacionit

Shkresa e deputetëve të Berishës dhe mbështetësve të Gazment Bardhit ndaj Gjykatës Kushtetuese ka nxjerr në pah një detaj interesant: shkrirjen e të dy formacioneve politike.

Në kërkesën e deputetëve si adresë e-maili është vendosur PD e Rithemelimit (pd@rithemelimi.com).

Kjo nuk është e re tashmë, por ndonëse janë shkrirë dhe janë bashkuar me Sali Berishën, sërish një pjesë e këtyre deputetëve e mohojnë dhe veprojnë sikur mendojnë me kokën e vet, ndërkohë që në çdo veprim që bëjnë dhe ndërmarrin i shërbejnë axhendës momentale të Berishës, e cila është përqëndruar në hallin penal të tij dhe familjes së tij dhe jo të demokratëve apo shqiptarëve.

Exit mobile version