Nga opozita kërkohet që Edi Rama të merret nën hetim nga Prokuroria për mos veprim pas tërmetit të 21 shtatorit.
I ftuar në RTV Ora në emisionin “Ditë e Re’, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka folur mbi tërmetin e 26 nëntorit. Ai ka kërkuar nga prokuroria që të hetojë të gjithë kabinetin qeveritar duke filluar nga kryeministri Edi Rama si përgjegjësit kryesor pasi nuk kanë kryer asnjë veprim pas tërmetit të 21 shtatorit. Nëse do ishin marrë masa, u shpreh Braimllari, sot do të kishim më pak viktima.
“Pas tërmetit të 21 shtatorit duhet të ishin marrë masa nga ana e qeverisë. Mungesa e funksionimit të institucioneve shtetërore ka sjellë sot këtë kaos, sepse të jeni të bindur këto probleme që ne hasëm me këtë tërmet, kjo fatkeqësi që pati 51 viktima, që është shumë e rëndë për shqiptarët. Qoftë edhe një person të hubi jetën është shumë e rëndë.
Kjo ka ardhur si pasojë e neglizhencës së institucioneve shtetërore dhe kjo vjen si pasojë e papërgjegjshmërisë së këtij kryeministri. Unë mendoj që një qeveri e përgjegjshme dhe një institucion i përgjegjshëm, si fillim duhet të marrë masa për sa i përket ekipeve të emergjencës. Kur ti sinjalizohesh se ke një situatë emergjente nga sizmologë grek apo të tjerë, që mund të ketë tërmete që sjelli probleme për popullatën, ti duhet të marrësh masa si institucion.
Ne jemi vend anëtar i NATO-s, Ajo ç’ ka duhet të bëjmë si shtet për së brendshmi, është forcimi i emergjencave civile, duke i pajisur ato me mjetet e nevojshme. Ne kemi efektivë shumë të zotët dhe efektivët kanë përballuar 5 orët e para drejtpërdrejt emergjencën e parë, por ishin të papërgatitur me mjete. Edi Rama dhe qeveria eshte përgjegjësi kryesor që neglizhuan tërmetin e 21 shtatorit.
Prokuroria dueht te nis herimet duke filluar nga Edi Rama i pari dhe te të gjithë të tjerët me radhë. Duhet të bëhen shembull që cilido kryeministër, cilido ministër të mos neglizhojë më. Me qellim qe fatkeqesi te tilla te mos perseriten me”, u shpreh ish-deputeti.