Kërkohet ndihma e ushtrisë/ Vijon zjarri në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorrit, flakët favorizohen nga temperaturat e larta dhe era

Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorrit në Skrapar. Zjarri, që mendohet të ketë qenë i qëllimshëm, ka vijuar përgjatë gjithë natës dhe po vazhdon ende.

 

Zjarri, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, është përhapur me shpejtësi nga pylli me pisha në Parkun Kombëtar drejt zonës lindore të Çukës, shumë pranë vendit ku zhvillohet peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve.

Drejt zonës së zjarrit vijojnë të punojnë prej ditës së djeshme forcat zjarrfikëse të Skraparit, punonjësit e Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe zjarrfikës nga Berati dhe Poliçani.

Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të vijohet të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine. Për fikjen e zjarrit është kërkuar ndihma e 30 forcave të ushtrisë, ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikësve të Skraparit janë bashkuar edhe banorë të zonës. Zjarri ka përshkruar në sipërfaqe rreth 15 ha, ndërkohë që raportohet e djegur një sipërfaqe prej 8 hektarësh, pjesa më e madhe me dru të thatë e të rrëzuar.

Artikulli paraprakPërfshihet nga zjarri një biznes në afërsi të Aeroportit të Prishtinës, shkrumbohen 20 automjete! Lëndohen dy persona në tentativë për të shuar flakët
Artikulli tjetërPrekëse/ “O kafshë”- Vrasësi i të vëllait mbërrin në gjykatë, motra e Egli Progës me lot në sy ngjitet te kangjellat: Hapuni, dua t’i shikoj