Kërkoi heqjen e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Kryemadhin

Monika Kryemadhi nuk u paraqit sot për shqyrtimin e masës së sigurisë në SPAK, pasi seanca për këtë çështje është shtyrë dhe do të zhvillohet më 15 prill.

Sakaq Gjykata e Posaçme ka rrëzuar0 kërkesën e paraqitur nga ajo, e cila lidhet me kërkimin e informacionit për periudhën dy mujore dhe me kërkesën për revokimin e masës së sigurisë që i është caktuar.

Kjo kërkesë ka të bëjë me përpjekjen e Kryemadhit për të marrë informacione rreth hetimeve që po zhvillohen ndaj saj dhe për të arritur një ndryshim në masën e sigurisë.

Artikulli paraprakDistanca higjienike e PD-së me botën e krimit, meritë që i duhet njohur Lulzim Bashës
Artikulli tjetërBasha ironizon Ramën nga Divjaka: Më 11 maj fermerët votojnë për subvencione dhe për lekët në xhepat e tyre, jo në xhepat e shokëve të tu, Rame