Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak, dështon sërish seanca ndaj Fredi Belerit

Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 24 janar shqyrtimin e ankimit të Alfred Belerit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.

Seanca në Apel dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.

Gjyqi vjen pas arretimit të Fredi Belerit, kryer me urdhër të Prokurorisë së Vlorës, 48 orë para mbajtjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit, ku 51-vjeçari u akuzua për blerje votash.

Artikulli paraprakDosja “McGonigal”, Agron Neza paraqitet në SPAK
Artikulli tjetërArbër Zaimi: Amendamenti i Bashës për të ndihmuar ushtrinë e Kosovës një test për politikën shqiptare!