Kërkoi t’i kthehej celulari dhe dokumentet e sekuestruara, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për kthimin e celularit të sekuestruar në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të kompleksit ‘Partizani’.

Përmes avokatëve, Jamarbër Malltezi kishte kërkuar kthimin e telefonit dhe kompjuterave si dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara me urdhër të SPAK.

Kujtojmë që Malltezi u ndalua pak kohë më parë për privatizimin e ish kompleksit Partizani, pjesë e dosjes ku është dhe Sali Berisha i cili ka favorizuar me anë të ligjit dhëndrin e tij.

Exit mobile version