Kërkuan paga më të larta, pronari i pushon nga puna

Punëtorët e firmës Korsel shpk e pastrimit të plazhit në bregdetin e Golemit, me president Maks Fezulla shprehen se, paguhen me rroga qesharake prej 150 mijë lejkësh tyë vjetra.

Për këtë problem ata i janë drejtuar Bashkisë Kavajë aty kjo firmë ka fituar tenderin dhe kreu i Bashkisë u ka thënë punonjësve se nuk ka rroga nën 240 mijë lekë të vjetra.

“Bëmë një ankesë prej 16 punëtorësh bashkisë Kavajë për rrogën shumë të vogël prej 150 -170 mijë lekë të vjetra në muaj. Pas kësaj ankese na thirri kryetari i Bashkisë dhe na sqaroi që nuk rrogë aq sa deklaroni ju sepse rroga është 240 mijë të vjetra, nuk ka rrogë nën 240 mijë lekë.

Takuam përgjegjësin e punës dhe na tha mos u ankoni më sepse do pushoheni nga puna sepseaq është rroga.

Deri në ato moment ne këkruam kontratën e punës 3 vjecare që ne nuk e kishim, por kishim firmosur disa letra vetëm për rregulla pune. Pas kësaj më dt 28 prill erdhi një kontratë duke filluar nga data 3 janar 2019 ku ishte shkruajtur me shkrim dore se pagën e kishim 24 mijë lekë të reja, por kjo është një mashrtim sepse ne kemi marrë nga 150 apo 170 mije lekë të vjetra në muaj.

Që nga data 20 prill janë pushuar nga puna tre punëtorë, me motivacion “të padisiplinuar”, por në fakt ata u psuhuan pse bënë letër bashkisë për rrogat.

Punëtorët kërkojnë t’u kthehen paratë që u janë mbajtur nga muaji qershor i vitit 2016 e në vazhdim”, shprehen disa nga punëtorët.

33

Artikulli paraprakFlet vëllai i “Dajës”: E futën në burg se i shkoi në varrim Admir Muratajt, nuk ka lidhje me grabitjen
Artikulli tjetërKreu i Bosnjes: Tani lojën e drejton Merkel, s’ka ndryshim kufijsh, pse Vuçiç u mërzit në Berlin