KESH: shkarkimet mbi hidrocentralet do të ulen

Duke filluar nga ora 23:00 e mbrëmjes së premte, shkarkimet mbi hidrocentralet në basenet e lumit Drin, do të ulen ndjeshëm, çka do të ndikojë në reduktimin e përmbytjeve në zonat fushore të Shkodrës. Korporata Energjetike Shqiptare informon se situata hidroenergjetike ne kaskaden e Drinit po përmirësohet dhe prurjet natyrale ne ora 17:00 rezultojnë në 1160 m3/sek.
“Duke pare tendencen ne renie te prurjeve natyrale, parashikimet meteorologjike per ditet ne vijim dhe me qellim dhenien e kontributit te saj ne lehtesimin e aspekteve operacionale te shtabit te emergjencave civile te Qarkut te Shkodres, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare gjykoi te mundshme qe sonte ne ora 23:00 te reduktoje me tej shkarkimet duke mbyllur plotësisht portat e shkarkimit dhe përpunuar prurjet përmes ngarkimit maksimal të mundshëm të turbinave për prodhim energjie”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë liqeni i Fierzës, pas reshjeve të shiut dhe nisjes së shkrirjes së dëborës në male është mbushur me tonelata mmbetjesh urbane.Plastikë, qelq dhe materiale të tjera janë shpërndarë në sipërfaqen e ujit dhe një pjesë është nxjerrë nga rrymat në breg ose i drejtojnë drejt gjireve të liqenit.
Një problematikë e vjetër që nuk ka gjetur asnjëherë zgjidhjen përfundimtare pavarësisht alarmit të ndotjes. Këto mbetje grumbullohen në tre shtete, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni nga lumejtë që po depozitojnë deri në 1000 metër kub ujë në liqen. Këto prurje kanë rritur ndjeshëm nivelin e liqenit, që ndodhet vetme 60 cm larg pikës kritike.
Nga ana tjetër rritja e nivelit të Liqenit ka përmbytur tokat bujqësore të 20 familjeve lagjes “Kovaç” dhe rrugën kryesore në fshatin Breglum të Njësisë Administrative Tërthore në Kukës. Banorët tregojnë se ky fenomen është i përvitshëm por situata paraqitet më e rënduar për shkak të ndotjes së bregut të liqenit, e cila ka arritur deri te banesat e tyre.

Exit mobile version