Këshillat më të mira si të ndaloni plakjen e organizmit

Nëse ndiheni më të rënduar me kalimin e moshës do të thotë se trupi po ju jep shenja të ngadalësimit të shumë funksioneve të tij.

Teksa proceset e organizmit ngadalësohen, ndryshimet në trup do të fillojnë të jenë prezentë nga ato të brendshmet e deri tek ato më të dukshmet.

Për shumë njerëz ky ndryshim mund të jetë i vështirë pasi mund të ulë efektivitetin e tyre të përditshëm.

Gjithsesi kalimi i viteve nuk do të thotë gjithnjë më pak shëndet. Kjo nëse ndiqni në pak hapa një rutinë ditore të lehtë dhe të shëndetshme.

Në vetëm disa hapa jetesa juaj e përditshme do të përmirësohet dhe do të ndiheni gjithnjë e më të rinj.

Hidratohuni

Një lëkurë e shëndetshme, një bark i sheshtë dhe një organizëm i mirë fillojnë me një gotë ujë.

Teksa vitet kalojnë lëkura ka tendencën të lëshohet dhe të humbasë elasticitetin e saj duke krijuar rrudhat.

Nëse kërkoni të ndiheni më të ri dhe më të hidratuar provoni të shtoni sa më shumë ujë në dietën tuaj të përditshme. Një studim i Universitetit të Illinois, tregoi se tre gota ujë në ditë ndihmojnë organizmin.

Pra, tre ose më shumë gota uji në ditë ju ndihmojnë të digjni kalori dhe të ulni kolesterolin. Duke ju dhuruar trupin që dëshironi në çdo moshë.

Konsumoni fruta të kuqe

Hapi i parë në humbjen e peshës së pa dëshiruar është ushqimi i shëndetshëm.

Me kalimin e viteve procesi i tretjes dhe djegies së dhjamit ngadalësohet ndaj miqtë tuaj më të mirë janë frutat.

Në veçanti frutat e kuqe si qershitë, mollët e kuqe, luleshtrydhe dhe rrushi pasi janë burime antioksidantësh. Ekspertët i rekomandojnë këto fruta si një mënyrë që lufton edhe sëmundje të kujtesës si demencia.

Zgjidhni gjithnjë ushqime të pasura me antioksidantë për një trup dhe mendje të shëndetshme.

Konsumoni fibra

Fibrat do të ndihmojnë trupin tuaj të kryejë siç duhet proceset e tretjes dhe te nxjerrë toksinat jashtë. Ato mund t’i merrni nga perimet, frutat, bishtajoret apo arrorët, pra i gjeni kudo.

Shumë studime tregojnë se ka një lidhje të ngushtë mes tretjes së mirë dhe konsumimit të sa më shumë fibrave.

Ecni sa më shumë

Aktiviteti sportiv nuk do të thotë që gjithnjë të mereni me sporte të mirëfillta e të vështira. Mjekët rekomandojnë disa minuta ecje në ditë për të mbajtur peshën ideale trupore dhe tonifikuar trupin.

Sa më shumë të ecni aq më shumë i dhuroni rini e shëndet organizmit tuaj.

Shtoni yndyrat e shëndetshme

Një studim i Universitetit të Vienës tregoi se yndyrat e shëndetshme si vaji i ullirit apo djathi ndihmojnë në ngopjen e duhur të organizmit.

Studime të tjera lidhin yndyrën e shëndetshme me uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare./AgroWeb.org

Exit mobile version