Këshilli Kombëtar i PD miratoi nënkryetarët, sekretarët dhe propozimet për në Kuvend.
Partia Demokratike bëhet me katër nënkryetarë, ku dy prej tyre janë gra. Po ashtu me votë unanime nga Këshilli Kombëtar u miratuan edhe sekretarët dhe propozimet për Kuvendin.
NJOFTIMI
-Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile.
-Deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar.
-Nënkryetarë të Grupit Parlamentar te PD-se: Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi. Detyra e Zëdhënësit të Grupit i është besuar Orjola Pampurit, ndërkohë që ajo e Sekretarit të Grupit Parlamnetar, deputetit të ri të Vlorës Arbi Agalliu.
-Drejtuesi politik i Qarkut të Fierit Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.
-Rikonfirmohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.
-Edi Paloka do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
-Deputetja e zgjedhur, Flutura Açka është nominuar për një post të rëndësishëm, atë të Kryetares së Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.
-Jemin Gjana është nominuar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor.
-Për Sekretare për Pronarët dhe Çështjet e Pronave, Basha ka nominuar Ledina Mandian. Ndërsa Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë, fushë në të cilën ka një kontribut të madh prej shumë vitesh.
-Basha ka krijuar Sekretariatin për Klimën e Biznesit për të cilin është propozuar emri i Drejtuesit Politik të Qakut Kukës, dhe sipërmarrësit Flamur Hoxha.
-Sekretariati për votën e emigrantëve që krijohet për herë të parë është propozuar të drejtohet nga Belind Kelliçi.
-Oriela Nebiaj, do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere.
-Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun janë nominuar dy zonja, Arta Sakja dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli.
-Për postin e Sekretarit Organizativ, është propozuar z. Ervin Minarolli, ndërkohë që Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, emri i propozuar është Ivi Kaso.
-Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë nominuar Taulant Zeneli dhe Endri Hasa.
-Studiuesja dhe pedagogia Enriketa Papa është emëruar nga kreu i PD për pozicionin e kryetares së Fondacionit për Liri dhe Demokraci.
Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:
-Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku
-Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
-Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi
-Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi
-Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti
-Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati
-Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka
-Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti