Këshillimet e fundit të Hashimit me Batonin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot kanë pirë kafe bashkë në një kafene të Prishtinës. Aty normalisht nuk ka munguar edhe Baton Haxhiu.

Udhëheqësi i AKR’së, Behgjet Pacolli, që aktualisht është zëvendëskryeministër në largim, është parë duke pirë kafe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me gazetarin Baton Haxhiu. Me ta ishte edhe këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku.

Për takimin mes tyre nuk është thënë asnjë fjalë – nuk dihet pse janë takuar. Por, krejt ky takim mund ta ketë një qëllim; Behgjet Pacolli të dalë në PDK.Një zhvillim i tillë nuk do të ishte dhe befasues, pasi Pacolli edhe në të kaluarën e ka dëgjuar Thaçin, duke bërë që të jetë pjesë e çdo kalkulimi politik.

Madje, Pacolli edhe në deklarimet mediale që i ka pasur i ka dalë krah Thaçit për idenë e ndryshimit të kufijve, duke thënë se presidenti nuk do ta lejonte asnjëherë cenimin e territorit të Kosovës. Roza Anagnosti dhe Justina Aliaj në protestën kundër shembjes së Teatrit

“Express”

Exit mobile version