Këshilltari i CDU: Qeveria tranzitore për të rikthyer stabilitetin dhe organizuar zgjedhjet

Këshilltari i CDU, Martin Henze ka reaguar në lidhje me situatën politike në Shqipëri.
Ai tha se presidenti Meta e shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë, ndërsa theksoi se Partia Socialiste dhe opozita duhet të reagojnë.
“Si organi suprem i Kushtetutës, Presidenti i Shqipërisë shpjegoi qartësisht çfarë duhet bërë. Partia Socialiste dhe opozita të reagojnë,”-tha ai.

Ndërsa theksoi se duhet të krijohet qeveria tranzitore.
“Qeveria duhet ti përmbahet Kushtetutës dhe se është e rëndësishme tani për kombin shqiptar që së bashku me një opozitë të zgjedhur demokratikisht dhe me orientim evropian të organizohet një qeveri tranzitore, kështu do mund të stabilizohet shteti dhe të organizohen zgjedhjet vendore,”-shtoi Henze.

Këshilltari i partisë së Kancelares Gjermane, Angela Merkel komentoi në statusin e Metës në rrjetin social Tëitter, ku e përgëzon presidentin e vendit duke e cilësuar atë si një burrë dhe një demokrat të vërtetë.
“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”- shkroi Henze.

Artikulli paraprakIsh-ministri godet Ramën: Kryeministri dhe zëdhënësit e tij bërtasin çdo ditë, burgosni…
Artikulli tjetërPolicia paralajmëron Ramën: Do bashkohemi me opozitën, mjaft na mashtrove