Këshilltarja e PS në Durrës dhe banorët e dëmtuar nga tërmeti kundër qeverisë: Kërkojmë akt-ekspertizë të thelluar

Banorët e një seksioni pallatesh të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të shkuar, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, kundërshtojnë fillimin e punimeve nga kompanitë e ndërtimit.

Edhe pse ata kanë tërhequr paratë për dëmet e shkaktuara pasi objektet janë klasifikuar në shkallën DS 2, përsëri ata nuk janë dakort me këtë mënyrë të vepruari nga ana e firmave të ndërtimit.

Sipas ligjit, punimet e brendshme banorët duhet ti kryejnë vetë ndërsa dëmtimet në fasadë, shkallë apo ashensorë duhet ti realizojë Bashkia.

Banorët kërkojnë që Bashkia të paraqesë studimin mbi shkallën e dëmtimit dhe bashkëngjitur projektet e riparimeve.

Banorët nuk kanë pranuar që punimet ti kryejë firma që ka ndërtuar këto pallate pa u bindur mbi realitetin e shkallës së dëmtimeve që sipas tyre nuk është e shkallës DS 2.

Mes banorëve është edhe Luljeta Muhedini, këshilltare e PS në Bashkinë e Durrësit e cila pretendon dëmtime të rënda të pallateve të cilat sipas saj nuk janë DS 2 por më të thella.

Banorët thonë se nuk do të lejojnë kompaninë e ndërtimit të vazhdoj punimet deri në momentin që do të njihen me një akt-ekspertizë të thelluar, e cila do të përshkruaj qartë shkallën e dëmtimit të objekteve. /abcnews/

Exit mobile version