Këshilltarja Marku në Lezhë denoncon: Kompania I.N.C.A ndot mjedisin, shqetësim për banorët

Antarja e Këshillit bashkiak Lezhë Alfrida Marku, njëkohshëm kryetare e degës së PD – euroatlantike, përmes një komunikimi publik ka denoncuar ndotjen mjedisore e shkaktuar nga aktiviteti i subjektit I.N.C.A dhe mosmarrjen e masave

KOMUNIKIMI

️Ndotja mjedisore e shkaktuar nga aktiviteti i subjektit I.N.C.A prej kohësh është kthyer në një shqetësim të përditshëm për banorët e qytetit të Lezhës. Ndotja e vazhdueshme e lumit Drin si rezultat i proceseve të trajtimit të mbetjeve me origjinë shtazore, aromat që çlirohen në mjedis, janë të padurueshme, të pa tolerueshme, që cënojnë jetesën e banorëve dhe po bëhen shkak të kthehen në burim të sëmundjeve.

Me shkresë zyrtare i jam drejtuar Kryesisë së Këshillit të Bashkisë dhe Kryetarit të Bashkisë Lezhë, duke përsëritur kërkesën për të përfshirë në rendin e ditës së mbledhjes së radhës të Këshillit të Bashkisë, të pikës: “Raportimin nga përfaqësues të subjektit I.N.C.A, Agjensia Rajonale e Mjedisit Shkodër-Lezhë-Kukës, AKU Lezhë, Bashkia Lezhë mbi gjendjen mjedisore të krijuar nga aktiviteti i ushtruar nga subjekti I.N.C.A dhe mosveprimimi i Institucioneve përgjegjëse, si dhe gjetja e menjëhershme e zgjidhjes së këtij problemi emergjent.”

❗️Pavarësisht shqetësimit dhe ankesave të drejta dhe të vazhdueshme të banorëve; pavarësisht reagimeve në Këshillin e Bashkisë Lezhë, subjekti dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë reaguar dhe nuk kanë marrë asnjë masë.

Asnjë masë nga subjekti I.N.C.A !
Heshtje dhe mosveprim nga Agjensia Rajonale e Mjedisit!
Heshtje dhe mosveprim nga AKU Lezhë!
Heshtje dhe mosveprim nga Bashkia Lezhë!
Heshtje dhe mosveprim në kohë edhe nga përfaqësuesit politik !

Në emër të banorëve, si edhe me përgjegjësinë e përfaqësuesit në Këshillin e Bashkisë, i bëj thirrje subjektit qe të marrë masat e domosdoshme urgjente. Një sistem i mirefilltë dekantor si dhe një sistem bashkëkohor aspirimi janë detyrimisht, një orë e më parë, të domosdoshëm‼️

Subjekti ka patur mundësitë dhe detyrimin, sikurse u ka premtuar banorëve pas protestave të organizuara në vitin 2020, të marrë dhe zbatojë masat e duhura.
Fondet e akorduara nga Ministria e Bujqësisë në vitin 2020 në kuadër të Programit IPARD , në vlerën 1.5 milion euro, e ngarkojnë subjektin mijëra herë me përgjegjësi për të vepruar kundrejt lezhjanëve.

I bëj thirrje Agjencisë Rajonale te Mjedisit, AKU Drejtoria Rajonale Lezhë dhe Bashkisë Lezhë si dhe autoriteteve të tjera përgjegjëse, që në përputhje me kompetencat e tyre, të ndërhyjnë duke marrë masat që subjekti të plotësojë në mënyrë të detyrueshme kushtet për të operuar në treg sipas standarteve, pezullimin e aktivitetit deri në plotësim të kushteve.

Mirëqenia dhe shëndeti i banorëve të Lezhës duhet të jenë prioritet mbi prioritetet ‼️

Mbetem me shpresë e besim të marrjes së masave nga subjekti dhe Institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e kësaj problematike.

x1000170312

(ë: ë ë ë : , , ‭ ‬ ‭ç, . ‭ ‬‭ ‬ . ‭ ‬ . . ).

Exit mobile version