Këta janë të gjithë të rrjedhur! Mazniku: Selia e PS ka më shumë vlera se Teatri Kombëtar

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, ka befasuar jo pak me një deklaratë të dhënë mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”. Teksa u pyet nga moderatori Fevziu se si ka mundësi që godina e selisë së PS-së është në listën e monumenteve të kulturës si ndërtesë “me vlerë” dhe Teatri Kombëtar monument “pa vlerë”, ai pohoi duke thënë: Po, patjetër!

Ai u përpoq të justifikonte shembjen e godinës së Teatrit duke thënë se ka pasur probleme në lidhje me strukturën, mirëpo këtu ndërhyri Gjergj Bojaxhi, i cili i tha se nuk ka struktura të pariparueshme.

Pjesë nga debati

Fevziu: Selia e Partisë Socialiste, monument kulture, ndërtesë me vlerë. Teatri Kombëtar monument pa vlerë. Selia e PS e ka ndërruar fasadën rreth 15 herë. Selia e Partisë Socialiste, e cila e mund të jetë më me vlerë se Teatri Kombëtar?

Mazniku: Po, patjetër! Që në vitin ’58…Objekti i Teatrit ka pasur probleme në lidhje me strukturën.

Fevziu: Ka shumë godina historike që mund të kenë probleme me strukturën. Mund të kenë probleme të pariparueshme.

Gjergj Bojaxhi: Nuk ka struktura të pariparueshme!

Mazniku: Patjetër që nuk ka gjë të pariparueshme. Mund ta bëjmë nga fillimi.

Artikulli paraprakKoha për shkuljen nga zyra të Veliajt, dorës së zgjatur të Ramës dhe…
Artikulli tjetërArtistët reagojnë të irrituar kundër mashtrimeve të Ramës, kërkoi të na përdorë paturpësisht