Gafat e anëtarëve të qeverisë “Rama” nuk ndalen pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, i cili la si pasojë 51 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë, ku zona më e prekur ishte qarku i Durrësit.
“Lajthitja” e radhës është nga zëvendësministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi, teksa u shpreh për mediat se në qytetin e Durrësit nuk ka asgjë të jashtëzakonshme
“A është momenti i duhur për të vendosur zbukurimet pas kësaj tragjedie,” e pyeti gazetari, kurse Çuçi tha se në Durrës nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.
“Nuk ka një moment të duhur ose jo të duhur. Ky është momenti, kjo është dita kur të gjithë qytetet në botë dekorojnë qytetet e tyre për shkak të festave. E tillë është situata edhe në Durrës, nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, u shpreh zv/ministrja e Mjedisit.