“Këta janë të gjithë të zhytur në korrupsion”/ Basha: Jemi në krah të drejtësisë së re. SPAK nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në Kuvendin zgjedhor dega Fier, tha ndër të tjera se PD është në krah të drejtësisë së re dhe në krah të SPAK, që të vënë para drejtësisë të korruptuarit.

Basha tha se SPAK nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë që do vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë, pronat dhe pasuritë e shqiptarëve.

Kreu i PD u shpreh po ashtu se ata që i janë turrur SPAK-ut janë të gjithë të zhytur në Korrupsion.

“Këta të gjithë janë të zhytur në korrupsion. Kjo është arsyeja se pse i janë turur SPAK-ut. E them me bindje se PD është në krah të drejtësisë së re, në krah të SPAK-ut që të vënë para drejtësisë të korruptuarit. SPAK nuk është perfekt, por është e vetmja shpresë që do vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë, pronat dhe pasuritë e shqiptarëve. Reforma zgjedhore, mbështetja ndaj SPAK dhe programi që do u japë zgjidhje problemeve, janë tre kolonat mbështetëse të PD për t’u kthyer në shpresë për ndryshim për të gjithë shqiptarët,” tha Basha.

Artikulli paraprakBasha liston propozimet e PD: Do ndërtojmë Shqipërinë e shqiptarëve! Ne mund të japim zgjidhje për shumicën
Artikulli tjetërEmrat/ Basha falenderon demokratët dhe uron kryetarët e degëve të sapo zgjedhur të PD në Fier, Patos e Roskovec