Këta përveçse të pashpirtë e të paaftë janë dhe qesharakë deri në neveri!

Nga Bujar NISHANI

Qeveria e rilindsave njofton sot se do të falë gjobat dhe masat represive që ka marrë ndaj qytetarëve shqiptarë ne kohën e izolimit të pandemisë së Covid.

Këta përveçse të pashpirtë, të paaftë janë dhe qesharakë deri në neveri!

Në kohë krize, stresi, dhimbje, kaosi të informacionit dhe paniku kolektiv, një shoqëri, një popull, një familje, një qyterar ka nevojë për shtetin, kujdesin e sistemit, seriozitetin dhe humanizmin e pushtetit.

Në kohën e një vështirësie të tillë, të papritur, të panjohur, të rrezikshme për jetën, kërcënuese për punën e bukën e pëditëshme, pikërisht shqiptarëve ju munguan të gjitha ato që jo thjesht i meritonin por ishin detyrime të qeverisë ndaj tyre.

Rilindsit ju dhanë shqiptarëve gjoba, kërcënime, tanke në rrugët e kryeqytetit, kodin penal me nene si të mesjetës, policë që rrihnin adoleshentët e ju thyenin biçikletat si grupet militare fashiste para shpërtjimit të Luftës II-të Botërore !

Pashpirtësia e tyre tek talleshin nga drekat luksoze në sarajet e oligarkëve që nginjeshin me miliarda teksa shqiptarët mbyllnin çdo dyqan e kioskë, pasohej nga paaftësia totale për të prodhuar akte civile e administrative ndihme në vend të akteve penale e dhunuese. Dhuna në vend të mjeshtërisë menaxhuese konfirmoi identitetin e paaftësisë totale të “rilindsave” pushtetarë.

Qesharakë deri në neveri kur na paraqiten tani si “filantropistë” me hallet e shqiptarëve!

Çfarë gjobash e penalitetesh prisni ju, t’ju japin shqiptarët e dërrmuar e shkalafitur nga ekonomia, shtëpia, puna e normaliteti, o rilindsa të mizerabilitetit dhe urrejtjes ???

Shqiptarët mezi presin t’ju krrejnë nga zyrat e shtetit të tyre që e katandisët në një kallamishte mes ujrave të ndenjura ku gumëzhijnë të ngazëllyera vetëm zhabat e majmura!

Exit mobile version